#2
Murray mungon në Paris
22 May, 2013 @11:00
Britaniku Andy Murray do t’i mungojë Grand Slam-it të radhës që mbahet në Francë, French Open.
Lëndimi në shpinën e tij ka dalë të jetë më i gjatë sesa që planifikohej dhe ai është detyruar të tërhiqet nga garat në Roland Garros.
”Është vendim i vështirë, por pasi që u konsultova me mjekët, kuptova se nuk jam i gatshëm për garë,” ka thënë Murray që dukej i dëshpëruar për shkak të mospjesëmarrjes në njërën nga katër turnetë më të mëdha të tenisit në botë.
French Open që fillon me 26 maj do të jetë turneu i parë që do të mungojë Andy Murray që nga Wimbledon i vitit 2007, kur ka pasur lëndim në nyje të dorës.