FRENCH OPEN
Fillon Roland Garros 2013
21 May, 2013 @14:05
Sot, me 21 Maj 2013, fillon Grand Slam i dytë i radhës për stinorin 2103 — Roland Garros (French Open).
Tre ditët e para 21, 22 dhe 23 maj janë ditët kualifikuese. Me 24 maj hidhet shorti i turneut, ndërsa me 26 maj edhe fillon edicioni i 112-të i French Open.
Femrat
Në garën e femrave favorite konsiderohet Maria Sharapova (fituese 2012). Në anën tjetër Serena Williams ka fituar 4 turne me radhë në sezonin 2013, mirëpo nuk është dëshmuar edhe aq e aftë në Roland Garros ku nuk ka fituar që nga viti 2002 dhe nuk e arritur finalen që nga viti 2003. Ish #1 në botë, Viktoria Azarenka ka treguar formë konstante më shumë se secila garuese në Grand Slam, por ajo pritet të dëshmohet në 2013 për shkak të disa largimeve të hershme në turnetë e fundit.
Meshkujt
Në garën e meshkujve favoritë konsiderohen Rafael Nadal (fitues 2012, 2011, 2010 / gjithsej 7-sosh), Novak Djokovic (finalist 2012) i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i nyjes së këmbës i pësuar heret në këtë stinor dhe Roger Federer (gjysmëfinalist 2012). Anglezi, Andy Murray, ende nuk dihet nëse do të konkurrojë për shkak të lëndimit të ijës në Italian Open dhe ndodhë që do ta ruaj vetën deri në Wimbledon. Poashtu, nuk bën të anashkalohet edhe spanjolli David Ferrer (#5) i cili e ka dëshmuar veten disa herë në terrenin zallor.
Pikët dhe Çmimet
Fituesit i garës, si meshkujt ashtu edhe femrat, do ti përvetësojnë nga 2000 pikë secili. Poashtu, i njejti barazim vlenë edhe në çmimin e të hollave ku fituesit e të dy gjinive deponojnë në kontot bankare nga €1,500,000.00 secili.
Borozani.com do t’ju a sjellë të gjithë eksperiencën e French Open 2013 në terren zallor, përmes shkrimeve, analizave dhe foto-galerive.
Fituesit gjatë viteve: Meshkujt
1 | 2012 | Rafael Nadal (ESP) | ||
2 | 2011 | Rafael Nadal (ESP) | ||
3 | 2010 | Rafael Nadal (ESP) | ||
4 | 2009 | Roger Federer (SUI) | ||
5 | 2008 | Rafael Nadal (ESP) | ||
6 | 2007 | Rafael Nadal (ESP) | ||
7 | 2006 | Rafael Nadal (ESP) | ||
8 | 2005 | Rafael Nadal (ESP) | ||
9 | 2004 | Gastón Gaudio (ARG) | ||
10 | 2003 | Juan Carlos Ferrero (ESP) |
Fitueset gjatë viteve: Femrat
1 | 2012 | Maria Sharapova (RUS) | ||
2 | 2011 | Na Li (CHN) | ||
3 | 2010 | Francesca Schiavone (ITA) | ||
4 | 2009 | Svetlana Kuznetsova (RUS) | ||
5 | 2008 | Ana Ivanovic (SRB) | ||
6 | 2007 | Justine Henin (BEL) | ||
7 | 2006 | Justine Henin (BEL) | ||
8 | 2005 | Justine Henin (BEL) | ||
9 | 2004 | Anastasia Myskina (RUS) | ||
10 | 2003 | Justine Henin (BEL) |