ROGER
Federer me strategji të qëlluar
21 May, 2013 @9:48
Rezultati i dobët i Roger Feder në finale të Internazionali BNL d’Italia përballë të rikthyerit Rafael Nadal, të bën të mendosh që Federer nuk ia del dot asnjëherë kundër spanjollit. Mirëpo, një vështrim unik i analistit të tenisit nga ATP, Craig O’Shannessy, tregon strategjinë e re të zviceranit kundër Rafa-s — strategji e cila nëse ekzekutohet në përpikëri do t’i mundësojë Federer-it edhe mposhtjen e Nadal-it.
Kurthi
Federer u paraqit me një strategji tejet tjetër nga ato që jemi mësuar t’i shohim nga ai kundër Nadal-it. Në të gjitha repartet — servime, kthime, shkëmbim gjuajtjesh dhe afrimë në rrjetë — zvicerani sulmoi Rafa-n në mënyrë që nuk e kemi parë që moti. Kjo dëshmohet edhe me numrin madh të gabimeve të pa-forcuara të Federer. Kjo strategji i ndihmoi Federer-it që t’i fitojë 6 nga 9 pikët e para, por ajo që e tradhtoi ishte forehand-i i cili nuk i ndihmoi t’i ateronte të gjitha topat brenda vijave limituese.
Rrjeta
Federer iu afrua rrjetës 30% të kohës, që ishte më shumë se çdo here tjetër në ndeshje kundë Rafa-s, që preferon lojën e gjatë të shkëmbimeve nga vija fundore. Fansat një kohë të gjatë e kanë pritur këtë afrim nga Federer.
Çka pas?
Të gjitha këto taktika të Federer nuk dhanë shumë fryt në Romë, mirëpo sigurisht që do t’i sjellin më shumë sukses në Paris — nëse këta dy kampionë takohen sërish në Roland Garros. Në anën tjetër, freskia e Rafa-s dhe përpikëshmëria e tij nuk i lejuan Federer-it që ta eksplorojë këtë strategji edhe më tej. Kjo është madhështia e Federer — që edhe pas të gjitha rekordeve të pa-mposhtura, ai është ende fleksibil për ndërrim loje, vazhdimisht kërkon të përmirësohet dhe është i urritur të komplotojë strategji të reja.
Pritet të shihet se si Federer bashkë me trajnerin e tij, Paul Annacone, do t’a zhvillojnë edhe më tej këtë strategji në Paris.
Historikisht, Rafael Nadal ka mposhtur zviceranin gjithsej 20-herë, prej këtyre 16-herë në finale.