Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BNL ROMA

Federer në finalen romake

REUTERS

Federer në finalen romake


18 May, 2013 @21:22

Në gjysmë-finale të Internazionali BNL d’Italia që është duke u mbajtur në Romë, zvicerani Roger Federer arriti ta mposht françezin 24-vjeçar Benoit Paire në dy sete të shpejta. Meçi ishte aq i shpejtë sa që njërin game në setin e parë, Federer e përfundoi për vetëm 70-sekonda.

​Seti i parë filloi me lojë të sigurtë nga të dy lojtarët ku Paire arriti ta thyej zviceranin në pjesën e vonshme të setit. Ketë thyerje Federer arriti ta ri-kthej në avantazh duke e dërguar setin e parë në tie-brake me ç‘rast fitoi 7-5 duke vazhduar në setin e dytë me avantazh. Në disa raste, françezi dukej që kishte rast edhe ta merrte këtë set nga zvicerani, mirëpo në çaste kyqe eksperienca e dëshmoi vetën në avantazh të 32-vjeçarit Federer.

Seti i dytë filloi me nje thyerje të hershme nga Federer, thyerja e cila i kushtoi françezit ndjekje të vazhdushme në hapat e zviceranit. Gabimet nuk munguan edhe nga Federer i cili here pase here nuk arriti të përmbyllte në raste kyçe. Thyerja e hershme nga Federer i shërbeu zviceranit ta përfundojë meçin me rezultat 6–4 në setin e dytë dhe të kualifikohet në finalen e tij të 111-të në karierë.

Gjatë ndeshjes, Benoit Paire ishte poashtu në formë solide, mirëpo Federeri me thyerjet e tij dhe lojën e spikatur afër rrjetës nuk i dha asnjë rast françezit të shijonte së paku një fitore në meç.

Në finalen e së dieles, Federer takohet me kundështarin e përbetuar, Rafael Nadal i cili do të tentojë ta mposht zviceranin dhe të fitojë titullin e Internazionali BNL d’Italia për të 7-tën herë. Nadal do të paraqitet në finalen e 7-të në këtë turne dhe të 8-ën e sezonit 2013.



Rezultati i meçit

Roger Federer 7(7) 6
Benoit Paire 5(5) 4

 
Të gjitha lajmet nga Tenis