Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MONACO GP

Rosberg mbi Hamiltonin

REUTERS/Benoit Tessier

Rosberg mbi Hamiltonin


25 May, 2013 @16:00

Nico Rosberg përsëri është treguar më i shpejtë sesa kolegu i tij i skuadrës, Lewis Hamilton, ashtu që Mercedesi t’i zë dy pozitat e para në startin e garës për Çmimin e Madh të Monacos që zhvillohet nesër. 

Dy ngasësit e Red Bullit, në anën tjetër, kanë humbur shpresat për pole-position kur britaniku Hamilton kreu xhiron për 1 minutë 13.967 sekonda. Por Rosberg pak më vonë kaloi edhe Hamiltonin, pasi që ishte më i shpejtë, për nëntë të qindëta të sekondës. 

Me këtë, Rosberg ka dalë për tre herë me radhë më shpejtë se Hamiltoni në pole-positon, te garat e fundit. 

Tentimi i fundit i Sebastian Vettelit ishte i mjaftueshëm vetëm për pozitën e tretë, derisa Mark Webber kaloi në të katërtën, për të kompletuar reshtin e dytë të garës ekipi Red Bull. 

Kimi Raikkonen dhe Fernando Alonso okupuan rendin e tretë, duke i zënë pozitat pesë dhe gjashtë. Sergio Perez i McLarenit doli i shtati, dy vende para kolegut të tij të skuadrës, Jenson Button, që përfundoi i nënti. 



MONACO GP - POLE POSITION:

1 Nico Rosberg Mercedes
2 Lewis Hamilton Mercedes
3 Sebastian Vettel Red Bull


RENDITJA E PËRGJITHSHME, PARA MONACO GP:

1 Sebastian Vettel Red Bull 89 pikë
2 Kimi Raikkonen Lotus 85 pikë
3 Fernando Alonso Ferrari 72 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Motosports