Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRENCH OPEN

Fillojnë betejat

REUTERS

Fillojnë betejat


24 May, 2013 @20:07

​Finalistët e Roland Garros 2012, Novak Djokovic (#1) dhe Rafa Nadal (#4), do të mund të takohen në gjysmë-finale të Roland Garros 2013 — nëse këta dy nuk do të mposhtën para sa të mbërrijnë në këtë etapë të turneut që mbahet në Paris prej 26 Maj deri me 7 Qershor, 2013.

Prej të gjitha fitoreve në Grand Slam gjatë karrierës, Djokovic ende nuk ka fituar në French Open. Rruga e tij drejt finales nuk do të jetë edhe aq e lehtë, meqë në raundin e parë takohet me 22-vjeçarin e talentuar belg, David Goffin (#57) — i cili vitin që shkoi avancoi deri në raundin e katërt në Paris.

Nadal në anën tjetër nuk do ta ketë edhe aq vështirë. Në raundin e parë takohet me gjermanin Daniel Brands (#60). Ekziston mundësia që në çerek-finale Nadal të takohet me françezin Richard Gasquet (#9) i cili stinorin 2013 e ka filluar me rezultat 25-8 dhe dy tituj të fituar. Franca nuk ka pasur fitues në ndonjë Grand Slam në 30-vitet e fundit.

Në gjysmën tjetër të tregimit të French Open 2013, Federer (#3) dhe Ferrer (#5) janë favoritët kryesorë, me ç‘rast ky i fundit ka treguar lojë mbresëlënëse në zall gjatë gjithë sezonit 2013. Federer mund të takohet me françezin Jo-Wilfred Tsonga (#8) në çerek-finale, ku poashtu Ferrer ka gjasa të takohet me çekun Thomas Berdych (#6).


 
Të gjitha lajmet nga Tenis