RAUNDI IV
Rruga drejt çerek-finales
1 June, 2013 @21:39
Rruga drejt çerek-finales do të jetë e vështirë. Favoritët do të ndeshen me kundështarë që janë të prirë për befasi. Duke marë parasysh edhe rastin e artë për të avansuar në çerek-finale, të gjithë shpresuesit do ta ngrisin nivelin e lojës. Poashtu, moti i ligë në Paris pritet të zëvendësohet me nxehtësinë e diellit që nënkupton se terreni zallor do të ofrojë lojë më të shpejta përshkak të nivelit të ulët të lagështisë.
Meshkujt
Nga meçet më interesante priten të jenë ato në mes të Rafael Nadal(#4/ESP) dhe Kei Nishikori (#13/JPN), Stanislas Wawrinka (#9/SUI) dhe Richard Gasquet (#7/FRA), si dhe periferikisht meçi në mes të Roger Federer(#2/SUI) dhe Gillen Simon(#18/FRA) — përballjet në mes tyre numërojnë tre fitore për zviceranin dhe dy për françezin.
Federer dhe Djokovic deri tani kanë marshuar me ekskuizitet maestral, duke u deshmuar në zallë me lehtësi profesionale. Nadal në anën tjetër, ka pasur meçe jo stabile. Poashtu, në konferencën për shtyp para raundit të tretë ai ka akuzuar me arogancë organizatorët për keq-aranzhim të lojrave në kalendar, pasi që atij nuk i ra të pushojë më shumë se 24-orë para meçit me Fognini, të cilin spanjolli e mposhti në tre sete.
Femrat
Meçet e femrave deri tani kanë ofruar spektakle për spektatorët. Azarenka dhe Sharapova avansuan me vështirësi deri në raundin e katërt. Në vazhdim, pritet që meçet e tyre të jenë jo edhe aq të lehta për keto favorite.
Ndër meçet më interesante priten të jenë ato në mes të Agnieszka Radwanska (#4/POL) dhe ish e para në botë, Ana Ivanovic (#14/SRB). Në spektaklin tjetër pritet që talentja Sloane Stephens (#17/USA) t’i bëjë ballë Maria Sharapova (#2/RUS) dhe ndoshta të kapërcejë në çerek-finale. Stephens në Austrlian Open 2013 kishte befasuar të paren Serena Williams duke ia mohuar avansimin në gjysmë-finale. Ky kishte qenë edhe Grand Slam i parë i Sloan.
Meçet fillojnë në ora 11:00.