WAWRINKA
Katër orët epike
4 June, 2013 @9:00
Meçin më epik deri më tani në French Open 2013 e ofruan zvicerani Stanislas Wawrinka dhe françezi Richard Gasquet. Hera e fundit që këta dy ishin takuar, kishte qenë viti i largët 2006 në Masters Series Paris, kur Gasquet e kishte mundur zviceranin në 2 sete (7–6, 6–1).
Përballja e balancuar e të dy këtyre teniserëve dhuroi për spektatorët një meç të mbushur me bërtima, adhurime, aplaudime, dhe gati brohoritje si ato të ndeshjeve futbollistike.
Edhe pse vendasi Gasquet ishte i përkrahur gjatë gjithë kohës nga spektatorët, Wawrinka nuk ishte i vetëm ku në disa raste, përshkak të kthimeve të tija, e gjithë turma ishtë në anën e tij.
Dy setet e para i fitoi Gasquet jo edhe lehtë. Në setin e tretë ndodhi një gjë tejet e çuditshme. Zyrtarti anësor, reagoi tepër vonë në një servim të zviceranit (video më poshtë). Ky referim shkaktoi që Wawrinka të argumentohet jasht karakterit me referin kryesor për përjashtim të zyrtarit anësor. Pas kësaj zvicerani i fitoi të dy setet e ardhshme duke e dërguar meçin në setin e pestë.
Maratona katër orëshe mbaroi me setin e pestë në favor të Wawrinka-s ku ky e përmbylli në sajë të lojës së tij agresive si dhe dështimeve nervoze të Gasquet në dy servimet të fundit të setit.
Si meç tjetër të jashtzakonshëm në Roland Garros 2013, vlen të përmendet lekcioni që Roger Federer ia dhuroi Gilles Simon.
Ndeshjet tjera
Novak Djokovic (#1) kaloi lehtë mbi gjermanin Philipp Kohlschreiber (#16). Veterani, Tommy Hass (GER#12) mundi rusin Mikhail Youzhny (#29).
Organizuesit e Roland Garros, i ofruan një befasi Rafa Nadal-it në sajë të ditëlindjes së tij, duke e prezantuar me një tortë gjigante. Nadal mposhti japonezin 23-vjeçar Kei Nishikori (#13) në tre sete të shpejta.
Bethanie Mattek-Sands pati një xhiro solide deri në raundin e katërt ku dhe u mposht nga bukuroshja ruse Maria Kirilenko (#12). Vika Azarenka, në praninë e të dashurit të saj Redfoo të bendit LMFAO, mposhti lehte italianen Francesca Schiavone.
Në fund të gjithë shpresuan për më shumë nga talentja amerikane, Sloane Stephens, por Maria Sharapova e përmbylli meçin me vendim të plotë në dy sete.