Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JO-WILLY

Mund legjendën

REUTERS

Mund legjendën


5 June, 2013 @10:56

Jo-Wilfred Tsonga ka edhe për çka të festojë. Në meçin çerek-final përballë Roger Federer, françezi Tsonga arriti ta përmbyllë meçin në 3 sete.

Mesiguri se Tsgona tregoi lojë të mirë gjatë ndeshjes, por Federer ishte ai që i ndihmoi françezit me gabimet e shumta që nuk i ngjanin një kampioni.

“Jo-Willy tregoi lojë të fortë...jam paksa i dëshpëruar për lojën e dobët që e ofrova sot…” — deklaroi në mes tjerash zvicerani me 17 Grand Slam-e të fituara në karierë.

Sa lojë të dobët dëshmoi numri dy i botës, mund të ilustrohet edhe me statistikat specifike: Federer realizoi zero asa, tre dopio-gabime në servim, 34 gabime të pa-forcuara, dhe fitoi vetëm 58 përqind të pikëve në servën e parë.

Dëshira e madhe e Tsonga-s për të fituar u shpresh edhe gjatë një pike kur françezi e qëlloi Federerin me top kthyes mu në trup.

Në fillim të setit të parë, Federer ishte në përparësi 4–2, por që nga atëherë gjithçka e mori tatëpjetën. Ai asesi nuk mundi ta ri-kthejë ritmin fillestar në pikët vijuese. Në momente specifike zviceranin e mbizotëronin nervozizmet e heshtura, si në vehte ashtu edhe në zyrtarin kryesor.

Deri sa Federer konsideronte gabimet, Tsonga festoi me rezerve duke theksuar që — ”...është e vërtetë që sapo e munda teniserin që ka fituar çdo trofe në sport…nuk duhet të gëzohem edhe aq, për arsye se kam ndeshje të forta përpara…”.

Në gjysmë-finale, françezi takohet me David Ferrer i cili terrenin zallor e ka specialitet.

Tsonga

Në Prill të vitit 2011, Tsonga kishte ndarë rrugëtimin nga trajneri Eric Winogradsky. Arsyeja kishte qenë që françezi kishte dashur ta luaj sportin për vehten e jo për pritjet e dikujt tjetër ndaj tij. Pas kësaj ai kishte filluar ta donte sportin sërish, por e kishte vërejtur që për një jetë kampioni atij do t’i duhej një regjim më profesional. Për këtë arsye, në Tetor të vitit që lam pas, ai punësoi ish-trajnerin e Lleyton Hewitt, Roger Rasheed.

Tsonga ka përpara një sfidë historike. Françezi i fundit që ka fituar ndonje Grand Slam, ka qenë Yannick Noah në vitin 1983. Pritet të shifet nëse viti 2013 do të realizohet sipas pritjeve pozitive të teniserit me personalitet të këndshëm.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis