31
Në finalen e parë
7 June, 2013 @21:13
Spanjolli nga Valencia, David Ferrer (#5) mposhti françezin Jo-Wilfred Tsonga (#8) në tre sete dhe siguroi finalen e parë në jetë në Grand Slam.
Tsonga dy ditë më parë kishte mposhtur Roger Federer (SUI#2) në tre sete të shpejta. Kjo ndikoi që Jo-Willy to konsiderohej favorit për fitoren e madhe në këtë turne, mirëpo françezi u ndal në gjysmë-finale nga më i përgadituri, Ferrer.
Spanjolli veçse ka fituar dy tituj në 2013, atë të Buenos Aires (Terren zallor) dhe Auckland (Terren i fortë).
Kariera e tij shtrihet që nga viti 2000, me gjithsej 20 tituj të fituar. Puna e fortë në lojë, konfideca e një kampioni, dhe respekti për lojën i kanë mundësuar Spanjollit rankimin e pestë në botë (ATP) pa e fituar asnjë Grand Slam.
Në finalen e së dieles, David Ferrer do të ndeshet me bashkëkombasin Rafael Nadal (#4) i cili është duke e lujatur një sezonë të mrekullueshme pas pushimit të tij të zgjatur. Kjo do të jetë finalja e nëntë e Nadal-it, pasi në finalen e fundit mposhti Federin në Roma Masters.
Në gjysmë-finale, Rafael Nadal mposhti serbin Novak Djokovic në pesë sete epike, ku seti i pestë mbaroi me rezultat 9–7 në favor të spanjollit.