ENDURANCE
Aksident fatal i Simonsen
22 June, 2013 @21:22
Gara 24 orëshe e qëndrueshmërisë, ka qenë fatale sot për danezin, Allan Simonsen. Pas goditjes në shpejtësi te barrierat e shtegut, ai nuk i ka duruar lëndimet dhe ka ndërruar jetë në spital, kanë njoftuar organizatorët e garës në Le Mans të Francës.
Kjo besohet të jetë vdekja e parë e një garuesi në këtë garë 24 orëshe që nga viti 1997.
“Në gjendje të rrezikut për jetë, Allan Simonsen, është transferuar menjëherë për në Qendrën Mjekësore, ku pas disa momentesh ndërroi jetë për shkak të lëndimeve të marra,” kanë thënë në deklaratën zyrtare organizatorët e Automobile Club de ‘Ouest.
Simonsen merrte pjesë për herë të shtatë në këtë lloj gare me automobila të shpejtë. Gara e qëndrueshmërisë është garë me automobilë të shpejtë që teston qëndrueshmërinë e makinave dhe garuesve. Shtigjet e tilla kanë gjatësi prej një deri në pesë kilometra, kurse ngasja së paku duhet të shkojë tre orë pandërprerje, para se të bëhen zëvendësimet e para të mundshme si në kerr ashtu edhe te ngasësi.