Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOTO GP

Rossi fiton në Holandë

REUTERS

Rossi fiton në Holandë


29 June, 2013 @17:40

Legjenda e gjallë e motoçiklizmit italian, Valentino Rossi, ka arritur të shënojë fitoren e parë të tij pas tre vitesh. 

Ai ka triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Holandës të shtegut në Assen. Rossi arriti të kalojë në vendin e parë gjatë xhiros së shtatë në shteg dhe prej atëherë më asnjëherë deri në fund të garës nuk e lëshoi këtë pozitë. 

Shtatë herë kampioni botëror, Rossi, ka përfunduar sot para Marc Marquez dhe Cal Crutchlow. 

Në anën tjetër, kampioni aktual botëror, Jorge Lorenzo, ka përunfuduar garën në pozitën e pestë, përkundër se ka pësuar lëndim të enjten gjatë stërvitjeve dhe e kaloi një operacion të lehtë të premten. 

Lideri i kampionatit të sivjetëm në Moto GP, Dani Pedros, arriti të përfundojë garën i katërti dhe ka ngritur avantazhin ndaj Lorenzos në nëntë pikë, pas shtatë garave prej 18 që janë në total për një stinor të Moto GP. 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera