Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

USAIN BOLT

Më i shpejti i vitit

REUTERS

Më i shpejti i vitit


7 July, 2013 @5:00

Usain Bolt ka realizuar edhe një paraqitje të shkëlqyeshme. Xhamajkani e kaloi shtegun e vrapimit në 200 metra për vetëm 19.73 sekonda, duke e realizuar rezultatin më të mirë të këtij viti, në garën e Diamond League që u mbajt në Paris.

Vendin e dytë e zuri xhamajkani tjetër, Warren Weir (19.92), derisa françezi Christophe Lemaitre, i cili megjithëse nuk e filloi aq mirë garën, arriti të përfundojë i treti me kohë prej 20.07 sekondave.

Ndërsa në garën e vrapimit në 1500 metra, fitues doli Ayanleh Souleiman nga Xhibuti me kohë prej 3:32:55 minutave.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera