WIMBLEDON
Murray shkruan histori
7 July, 2013 @18:30
Andy Murray ka fituar Wimbledonin e tij të parë në karrierë sot, duke mposhtur serbin Novak Djokovic, 3-0 në sete.
Me këtë fitore ai ka arritur të shuajë dëshirën e madhe të britanikëve, që një britanez të fitojë Wimbledonin, për herë të parë pas vitit 1936.
Murrayit sot i ka ecur gati çdo gjë për dore dhe ai nuk ka lëshuar asnjë set, duke luftuar me numrin një në botë, Djokovic, deri në fund për t’i fituar ato radhazi, 6-4, 7-5 dhe 6-4.