Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MURRAY

Manchester United i tenisit!

REUTERS

Manchester United i tenisit!


9 July, 2013 @9:27

Kampioni i Wimbledonit, britaniku i parë pas 77 vitesh, Andy Murray, dëshiron të bëhet Manchester United i tenisit! 

Ai kishte pranuar këshillat e Sir Alex Fergusonit para Wimbledonit, ashtu që të ngris nivelin e koncentrimit dhe qëndrueshmërisë në lojë. 

E tash Murray, pasi që kjo diagnozë e Fergusonit doli e saktë, dëshiron të bëhet Manchester United i tenisit dhe të dominojë në sportin e bardhë. 

“Nëse mund të koncentrohesh gjatë gjithë ndeshjes, e fiton atë qëndrueshmëri. Këtë provova ta bëj gjatë gjithë turneut,” ka thënë Murray, raporton the Sun.

“Dua të fitojë sa më shumë Grand Slame dhe tash US Open është në radhë. Teniseri mbahet në mend me numrin e Grand Slameve të fituar,” ka thënë skocezi, që fitoi Grand Slamin e dytë në karrierë javën që shkoi. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis