PEDROSA
Aksidentohet lideri
13 July, 2013 @14:29
Dani Pedrosa është parë duke ‘fluturuar’ nga motoçikleta e tij, duke rënë me krahun dhe dorën e majtë rëndë, në stërvitjen e fundit para garës për Çmimin e Madh të Gjermanisë në shtegun Sachsenring.
Sipas raporteve të para, ai ka shpëtuar pa thyerje e fraktura, njofton kanali televiziv Eurosport, pasi që u dërgua në spitalin e Chemnitzit.
Pedrosa i cili ka filluar mirë kampionatin e sivjetëm në Moto GP, pritet të mungojë në garën e nesërme edhe pse ai ka të garantuar përkundër aksidentit dhe mospërfundimit të pole-positionit, vendin e 12-të nga starti.
Pedrosa është lider aktual i Moto GP, para bashkëkombasve të tij, kampionit aktual botëror, Jorge Lorenzo dhe Marc Marquezit.