HUNGARIAN GP
Hamilton i mrekullueshëm në Hungari
28 July, 2013 @17:41
Ngasja e disciplinuar dhe gati perfekte e britanikut, Lewis Hamilton, e ka nxjerrë atë fitues në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Hungarisë në shtegun Hungaroring.
Hamilton që filloi i pari garën pasi që fitoi pole-positionin dje, duke bërë xhiro më të mirë befasisht sesa kampioni aktual Sebastian Vettel - ka qenë i tejdisciplinuar sot, përkundër tre pit-stopëve.
Kampioni dhe lideri aktual i Formula 1, Sebastian Vettel, përkundër të gjithave nuk ka arritur assesi të kalojë finlandezin Kimi Raikkonen, ku ky i fundit përfundoi i dyti në podium.
Hamilton u lëvdua edhe nga legjenda e Formula 1-shit, Niki Lauda, pas garës.
“Bolidi nuk ishte më i mirë, por Lewis ka bërë gjithçka që makina ta dërgojë deri në fund të garës me sukses. Ka qenë i jashtëzakonshëm sot,” ka thënë Lauda, i cili është kreu joekzekutiv i Mercedesit.
Kjo ka qenë fitorja e dytë me radhë për Hamiltonin në shtegun Hungaroring, ndërsa e para për skuadrën e tij, Mercedes.
HUNGARIAN GP, TOP 5:
1 | Lewis Hamilton | Mercedes | ||
2 | Kimi Raikkonen | Lotus | ||
3 | Sebastian Vettel | Red Bull | ||
4 | Mark Webber | Red Bull | ||
5 | Fernando Alonso | Ferrari |
RENDITJA E PËRGJITHSHME, TOP 5:
1 | Sebastian Vettel | Red Bull | 172 pikë | |
2 | Kimi Raikkonen | Lotus | 134 pikë | |
3 | Fernando Alonso | Ferrari | 133 pikë | |
4 | Lewis Hamilton | Mercedes | 124 pikë | |
5 | Mark Webber | Red Bull | 105 pikë |