FORMULA 1

REUTERS/Suhaib Salem
Hamilton ndal Red Bullin
3 November, 2012 @17:00
Ngasësi britanik i Mc Larenit, Lewis Hamilton, ka arritur që të jetë piloti më i shpejtë sot në përcaktimin e radhitjes para garës së nesërme në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kampioni i vitit 2008, Hamilton, ia ka mohuar Red Bullit vendin e parë në nismë të garës – për herë të parë pas katër garave.
Nga pozita e dytë do të niset ngasësi i dytë me prioritet i Red Bullit, Mark Webber, derisa kampioni dhe udhëheqësi i kampionatit të sivjetshëm, Sebastian Vettel, do të niset nga rendi i dytë, përkatësisht pozita e tretë.
Fernando Alonso, i cili ka gjasa reale ta ndalë Vettelin deri në fund të kampionatit në luftë për titull, do t’ia nis garës nga pozita e shtatë.
Pastor Maldonado do t’ia nis nga pozita e katërt me Williamsin e tij, derisa Kimi Raikkonen me Lotus dhe Jenson Button i Mc Larenit vinë pas tij.