Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS AUSTRALIAN GP

Hamilton starton keq, Alonso shpëton, Rosberg fiton

Hamilton starton keq, Alonso shpëton, Rosberg fiton


20 March, 2016 @12:35

Me fitore stinorin e hapi gjermani Nico Rosberg, që ka shfrytëzuar më së miri gabimin e kolegut të tij të skuadrës së Mercedesit,  kampionin aktual, Lewis Hamilton, që nuk e nisi mirë garën dhe përkundër pole-positionit ishte i gjashti pas rrethit të parë. 

Sidoqoftë, Hamilton luftoi për të siguruar podiumin dhe e përfundoi garën në vend të dytë, ndërsa i treti doli Sebastian Vettel i Ferrarit. 

Ish kampioni Fernando Alonso kaloi një moment të tmerrshëm në garë, kur u fut në një aksident të rrezikshëm dhe bolidi i tij u rrotullua e rrëshqiti keq disa herë, por Alonso doli nga makina e tij - duke ecur. 

E fituesi i garës së parë të stinorit në Melbourne, Rosberg, pas triumfit ka thënë: “Strategjia ka qenë vendimtare sot. I jam falënderues ekipit që bëri një punë të suksesshme në këtë drejtim.”

 

Bolidi i Fernando Alonsos
Bolidi i Fernando Alonsos


TOP 5 GARUESIT NË AUSTRALIAN GP:

1 Nico ROSBERG
2 Lewis HAMILTON
3 Sebastian VETTEL
4 Daniel RICCIARDO
5 Felipe MASSA

 
Të gjitha lajmet nga Motosports