ABU DHABI GP

REUTERS
Hamiltonit, titulli i dytë i Kampionit të Botës
23 November, 2014 @15:51
Lewis Hamilton ka arritur të fitojë titullin e dytë të kampionit botëror në Formula 1, duke e shënuar një fitore të lehtë në garën vendimtare të Abu Dhabi GP sot në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Hamilton ka kapitalizuar fitoren duke e kaluar lehtë kolegun e tij të Mercedesit, Nico Rosberg, që pas startit jo të mirë, nuk arriti asnjëherë ta zë liderin.
Kështu, britaniku siguroi titullin e dytë të Botës, derisa në këtë garë kishte hyrë me 17 pikë më shumë se kolegu i tij i skuadrës, Rosberg.