DAVIS CUP FINAL 2014

Federer, ia sjell Zvicrës titullin historik
23 November, 2014 @15:35
Roger Federer ka shënuar fitore në tre sete ndaj Richard Gasquet sot, për t’ia dhënë Zvicrës titullin e parë të Davis Cup me fitore 3-1 ndaj Francës në finale.
Stan Wawrinka ia solli pikën e parë Zvicrës duke e mposhtur Jo-Wilfried Tsongan në ditën e parë të finales, para se Gael Monfils të mposht Federerin për të barazuar rezultatin në 1-1.
Zvicra morri avantazhin 2-1 kur Wawrinka e Federer mposhtën dyshen Gasquet e Julien Benneteau, para se sot maestroja Federer të thotë fjalën e fundit në finale.
Detajet e vikendit
Fundjava finale e Davis Cup 2014, filloi me dyshime nese Federer do të ishte në gjendje të luante pas lëndimit që e pësoi në gjysmëfinalen e ATP World Tour Finals 2014 në Londër në meçin kundër bashklojtarit në ekpin Zviceran, Stan Wawrinka.
Stan Wawrinka filloi vikendin me fitore mbi Francezin Jo-Wilfred Tsonga, i cili më pas kritikoi tifozët Francez pasi që prania e tifozëve Zviceran, edhe pse më e vogël, ishin më të zhurmshëm gjatë gjithë meçit. Dita e Premte do të vazhdonte me meçin e dytë ku Roger Federer u ndesh me Gaël Monfils. Mossiguria e Federerit, shkaktoi që Monfils të dominojë gjatë gjithë ndeshjes dhe ta përmbyllë atë me 3 sete të shpejta. Rezultati tanimë ishte 1-1.
Meçi i rradhës, në dyshe, ishte planifikuar të luhej në mes dy Zviceranëve tjerë, Marco Chiudinelli/Michael Lammer, dhe Julien Benneteau/Richard Gasquet. Kapiteni i ekipit Zviceran, Severin Luthi, në momentet afër ndeshjes, vendosi ta aktivizojë dyshen Federer/Wawrika, në shpresë që këta të fundit ta avansojnë rezultatin 2-1 në favor të Zvicrës. Ky vendim ishte kyq pasi që dyshja e përzgjedhur e mbizotëroi meçin dhe arriti të shënojë fitore, kështu duke e përgaditur terenin për ndeshjen e radhës të cilen Federer do ta luante kundër Jo-Wilfred Tsonga. Mirëpo, pasi që Tsonga pësoi një lëndim në bërryl, zëvendësimi i tij me Richard Gasquet nuk ishte i mjaftueshëm për tu përballur me Zviceranin e inspiruar, Roger Federer, i cili e përmbylli meçin në më pak se 1 orë e gjysmë përballë një atmosfere të zhurmshme Franceze.
Poashtu, meçi i sontëm shënoi rekord në numrin e shikuesve ku gjithsej 27,448 prej tyre ishin dëshmitarë të kësaj fitore historike. Në 115 vite të Davis Cup, Zvicra është shteti i 14-të që e fitoi këtë titull.