ATP WTF - FINAL

REUTERS
Federer, tërhiqet nga finalja
16 November, 2014 @18:35
Maestroja zviceran i tenisit, Roger Federer, është tërhequr nga finalja e turneut të fundit të vitit, ATP World Tour Finals.
Njoftimin e ka bërë pak më parë BBC Sport, duke bërë të ditur se zvicerani nuk është i gatshëm për lojë për shkak të lëndimit që iu përsërit në shpinë.
Ai i ka kërkuar falje tifozëve të shumtë në O2 Arena. Federer kishte fituar trillerin në gjysmëfinale ndaj bashkëkombasit të tij Stan Wawrinka, në ndeshjen që zgjati 2 orë e 48 minuta.
Në finale do të duhej të luanin, Roger Federer dhe Novak Djokovic. Me këtë, titulli i këtij viti në ATP World Tour Finals do t’i takojë serbit, Djokovic, që tashmë ka siguruar përfundimin e vitit 2014 si numri një i tenisit botëror.
Kjo është tërheqja e parë e Roger Federer pas 1221 meçeve (16 vite) që nga viti 1998 kur ai edhe filloi karierën profesionale.
Poashtu, finalja e Davis Cup është vetëm 5 ditë larg, gjatë të cilave Federer duhet të përgaditet për të tentuar titullin e tij të parë në këtë turne.