Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOKS

Boksi pranohet ndërkombëtarisht

Boksi pranohet ndërkombëtarisht


14 November, 2014 @11:34

Kongresi i AIBA-s, i mbajtur n Korenë e Jugut, ka marrë vendim për pranim të plotë të Federatës së Boksit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Boksit (AIBA).

Boksi kosovar qe një vjet ka qenë i pranuar me të drejta të kufizuara në AIBA, ndërsa fakti që është pranuar Komiteti Olimpik i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, besohet se ka përshpejtuar rrugën e pranimit të federatës së boksit në federatën përkatëse ndërkombëtare.

Kështu, Federata e Boksit bëhet federata e nëntë kosovare që është pranuar ndërkombëtarisht me të drejta të plota.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera