Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRAZILIAN GP

Rosberg fiton, titulli vendoset në garën e fundit

REUTERS/Arkiv

Rosberg fiton, titulli vendoset në garën e fundit


9 November, 2014 @19:27

Gjermani i Mercedesit, Nico Rosberg, ka dalë i pari në garën për Çmimin e Madh të Brazilit sot për t’iu afruar në 17 pikë liderit të kampionatit të Formula 1, Lewis Hamilton. 

Hamilton, që është koleg i Mercedesit me Rosbergun, ka përfunduar garën i dyti.

Në garën e fundit, Rosberg duhet të fitojë për të arritur titullin e kampionit në Formula 1, por Hamilton duhet të përfundojë garën nën vendin e dytë. Britaniku Hamilton në rast të përfundimit të garës së fundit (Abu Dhabi GP) në vend të dytë, do të fitojë titullin. 

Braziliani Felipe Massa ka qenë njeriu i fundit në podiumin e sotëm, duke gëzuar së paku tifozët në shteg me Williamsin e tij. 

Jenson Button, Seb Vettel, Fernando Alonso, Kimi Raikkonen u radhitën pas treshes kryesuese në garën e sotme. 



TOP 5 GARUESIT NË BRAZILIAN GP:

1 Nico Rosberg Mercedes 25 pikë
2 Lewis Hamilton Mercedes 18 pikë
3 Felipe Massa Williams 15 pikë
4 Jenson Button McLaren 12 pikë
5 Sebastian Vettel Red Bull 10 pikë


TOP 5 GARUESIT, RENDITJA E PËRGJITHSHME:

1 Lewis Hamilton Mercedes 334 pikë
2 Nico Rosberg Mercedes 317 pikë
3 Danniel Ricciardo Red Bull 214 pikë
4 Sebastian Vettel Red Bull 159 pikë
5 Fernando Alonso Ferrari 157 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Motosports