Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA MASOVIZIMI

Tenisi, aktiv në Kosovë

tenniskosova.com

Tenisi, aktiv në Kosovë


7 November, 2014 @13:09

Federata e Tenisit të Kosovës, FTK, ka mbajtur një aktivitet tenisi me fëmijët e Shkollës Fillore Faik Konica nga Prishtina në Sheshin Nëna Terezë ditë më parë. 

Me këtë aktivitet, drejtuesit e tenisit kosovar bashkë me Organizatën e Pavarur për Edukim Sportiv në Kosovë (OESK), kanë angazhuar 6 trajnerë të rinj, që bashkë me 5 trajnerë tjerë kanë bërë të pamundurën për 2 orë aktivitet t’ua sjellin nxënësve të kësaj shkolle (klasa IV dhe V) kënaqësinë që ofron tenisi dhe sporti në përgjithësi. 

FTK është mjaft aktive në ngjarje të ndryshme sportive dhe po tenton që të masovizojë çdo ditë e më shumë këtë sport te kosovarët. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis