TOP GAMES @ O2

REUTERS
Caktohen grupet në ATP World Finals
5 November, 2014 @9:49
Roger Federer, që pas dështimit në Paris Masters është duke e shikuar mundësinë tjetër për të përfunduar i pari në listë të ATP-së këtë fundvit, ka rënë në Grupin B të ATP World Finals që mbahet sivjet në Londër.
Turneu prestigjioz i fundvitit që mbledh 8 tenistët më të mirë të stinorit nis më 9 nëntor dhe zgjat deri më të 16-tin e këtij muaji.
Dy debutuesit në ATP World Finals, Milos Raonic dhe Kei Nishikori janë futur në grup të numrit dy të botës aktualisht, Roger Federer, që bashkë me skocezin Andy Murray llogariten favoritë në Grupin B.
Sa i përket Grupit A, lider i tenisit botëror, Novak Djokovic, do të ketë punë me Stan Wawrinkan, Thomas Berdychin dhe fituesin e US Open, Marin Cilic.
GRUPI A:
1 | Novak Djokovic | Serbi | ||
2 | Stanislas Wawrinka | Zvicër | ||
3 | Thomas Berdych | Çeki | ||
4 | Marin Cilic | Kroaci |
GRUPI B:
1 | Roger Federer | Zvicër | ||
2 | Andy Murray | Britani e Madhe | ||
3 | Kei Nishikori | Japoni | ||
4 | Milos Raonic | Kanadë |