ATP WTF 2014

Getty Images
Fillon me fitore
9 November, 2014 @23:12
Roger Federer i revanshohet talentit Kanadez, Milos Raonic, në meçin e tyre të parë që nga BNP Paribas Masters, ku në Raonic mposhti fituesin e 17 Grand Slam titujeve.
Me një fillim agresiv, Federer theu servimin e Raonic dy herë, për ta mbyllur setin e parë për 25-minuta të shpejta. Servimi i shpejtë prej 230km/h i Raonic nuk i ndihmoi aspak Kanadezit ta mposht 33-vjeçarin, i cili është duke e përjetuar vitin më interesant të karierës së tij. Seti i 2-të ishte më i barazuar, ku Raonic 2-herë radhazi nuk arriti ta thyej Federer. Por, në tie-brake, fituesi i 6 WTF, arriti ta mbyllë meçin me rezultat 7-0 në tie-brake.
Federer, i ranguari i dytë në botë, është duke i afruar Novak Djokovic për ta mbaruar vitin si i pari i botës. Nëse e arrinë këtë, ai do t’ia barazojë rekordin e Pete Sampras (14 Grand Slam) me 6-vite të përfunduara si i pari i botës.
Në meçin tjetër të ditës së parë në ATP World Tour Finals 2014, Kei Nishikori (5) JPN mposhti Andy Murray (6) GBR në 2-sete, me rezultat 6-4 6-4. Andy Murray pas një fundviti fenomenal, nuk tregoi lojë agresive si ato në Vienë dhe Valencia, të cilat i fitoi rradhazi. Nishikori, në anën tjetër, nuk i tregoi të gjitha talentet e tij që i ndihmuan të mbërrije në finale të US Open, por sot aftësitë e tija jo të plota ishin të mjaftuara ta mposhtin Britanezin Murray.
Nesër, ndeshen fituesi i Australian Open 2014 Stan Wawrika (4) SUI dhe Tomas Berdych (7) CZE, si dhe fituesi i Wimbledon 2014 Novak Djokovic (1) SRB me fituesin e US Open 2014 Marin Cilic (9) CRO. Cilic arriti të kualifikohet për ATP WTF 2014, pasi që Rafa Nadal (3) ESP u tërhoq nga garat.
Meçet Sot dhe Nesër
Andy Murray (GBR) | 6 6 | ||
Kei Nishikori (JPN) | 4 4 | ||
- | |||
Roger Federer (SUI) | 6 7(7) | ||
Milos Raonic (CAN) | 1 5(0) | ||
- | |||
Stan Wawrikna (SUI) | 10 Nëntor | ||
Tomas Berdych (CZE) | 15:00 | ||
- | |||
Novak Djokovic (SRB) | 10 Nëntor | ||
Marin Cilic (CRO) | 21:00 | ||
- | |||
GRUPI A | F-H | SET | GAME |
1. Novak Djokovic | - | - | - |
2. Tomas Berdych | - | - | - |
3. Marin Cilic | - | - | - |
4. Stan Wawrinka | - | - | - |
- | |||
GRUPI B | F-H | SET | GAME |
1. Roger Federer | 1-0 | 2-0 | 13-7 |
2. Kei Nishikori | 1-0 | 2-0 | 12-8 |
3. Andy Murray | 0-1 | 0-2 | 8-12 |
4. Milos Raonic | 0-1 | 0-2 | 7-13 |