Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATP WTF - GRUPI B

Maestroja zviceran, i pamëshirshëm

REUTERS

Maestroja zviceran, i pamëshirshëm


13 November, 2014 @22:26

Maestroja zviceran i tenisit, Roger Federer, ka turpëruar britanikun Andy Murray në ndeshjen e fundit të Grupit B të ATP World Tour Finals sonte. 

Federer ka mposhtur në më pak se një orë lojë 2-0 në sete Murrayin, duke e humbur vetëm një ‘Game’, 6-0 dhe 6-1. 

Me këtë fitore Federer në fomrë të shkëlqyer ka arritur të përfundojë i pari në Grupin B, me tre fitore nga tre ndeshje dhe me bilanc 37-13. 

Me këtë rezultat, shpresat e Murrayit për gjysmëfinale janë shuar, derisa nga Grupi B kualifikohet Roger Federer dhe debutuesi në World Tour Finals, Kei Nishikori

Me të dalë si fitues nga ky grup, Federer me gjasë do të mënjanojë numrin një të tenisit Novak Djokovic nga Grupi A në gjysmëfinale. 



TABELA E GRUPIT B:

1 Roger Federer ZVICËR 3-0
2 Kei Nishikori JAPONI 2-1
3 Andy Murray BRITANI E MADHE 1-2
4 Milos Raonic/David Ferrer KANADË/SPANJË 0-3

 
Të gjitha lajmet nga Tenis