Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WROCLAW

Nora Gjakova triumfon në europian

ijf

Nora Gjakova triumfon në europian


14 November, 2014 @17:54

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka arritur të stoliset me medaljen e artë në turneun europian të xhudos U-23 që po mbahet në Wroclaw të Polonisë. 

Gjakova ka mposhtur në finale Anastasiia Konkinan e Rusisë pas 4 minutave luftë për tu stolisur me medaljen e artë. 

Ajo ka kaluar nga Grupi C duke e mposhtur fillimisht polaken Arleta Podolak, pas së cilës e ka mposhtur italianen Maria Centracchio për të dalë nga grupi për në gjysmëfinale të kategorisë së saj (-57 kilogramëshe). 

Pas kësaj ajo ka pasur punë me dy Anastasia, së pari lituanezen Anastasija Michailova të cilën e mposhti në gjysmëfinale dhe në fund Anastasiia Konkinan e Rusisë për të arritur te medalje e artë e europianit. 

Me këtë triumf, Gjakova ka dëshmuar se asaj deri më tani i është dashur vetëm pak më shumë punë për të arritur te medalja dhe tani motivimi i saj do të jetë edhe më i lartë për të vazhduar me arritje në xhudo. 

Rrugëtimi i Norës drejt medaljes së artë

Faza grupore:

Faza finale:


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera