ATP WTF 2014

Getty Images
Triller në Londër
16 November, 2014 @0:02
Stanimal (Stan Wawrinka) me një lojë teknikisht të shkëlqyer nuk arriti ta mposhtë bashkëkombasin si dhe bashkëlojtarin në Davis Cup, Roger Federer. Fituesi i Australian Open 2014 u mposht nga trema në momente kyqe, mbi të cilat Federer shfrytëzoi çdo hapësirë të mundur për të depërtuar drejtë finales kundër numrit 1 aktual të botës, Novak Djokovic.
Meçi i sontëm ishte ndër më dramatikët të këtij turenu. WTF 2014 ka qenë një turne ku shumica e meçeve kanë mbaruar në 2 sete, pa ndonjë ngjarje mbresëlënëse. Wawrinka pati 4 raste ta përmbyllë meçin, por Federer shkëlqeu në momentet më kyqe. Edhe pse në raste të ndryshme preciziteti e tradhëtoi Federer, ai me një qëndrim stoik dhe disa ndihmesa nga gabimet e Wawrinka, mbëriu ta përmbyllë dramën e gjysmë-finales së ATP World Tour Finals 2014.
Ngjarja më e rëndësishme e meçit ndodhi në pikën e parë të Setit 3, ku Federer nuk ishte në dijeni që pika e parë e servimit u përcaktua brenda, edhe pse dukshëm (nga teknologjia HawkEye) ishte e qartë që topi kishta kaluar jashtë. Ai më tej nuk arriti ti qetësoj nervat dhe kështu mbeti i thyer në servë.
Federer arriti ta thyej Stanimal në fund të Setit të 3-të, kështu duke e dërguar meçin në Tie Brake, në të cilën ai përmbylli meçin në shansën e parë në Match Point.
Davis Cup
Duhet të ceket se Federer dhe Wawrinka me 21 Nëntor do të ndeshen me ekipin Francez në Lille, në terren zallor. Shpresohet nga fansat e ekipës së Zvicrës që kjo humbje e Wawrinka nuk do të ndikojë negativisht në përgaditjen e tij drejt finales së Davis Cup
Finalja
Federer dhe Djokovic do të ndeshen për herën e 5-të në 2014. Federer udhëheqë me 3 fitore ndaj 2, e fundit kjo në Shanghai Masters 1000 në të cilën Federer e mbizotëroi Djokovic në çdo repart. Vlenë të përsëritet që turneu i fundit i vitit 2014 do të përmbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme duke përfshirë numrin 1 dhe 2 të botës.