CHALLENGE CUP
Humbe katastrofale e Shqiponjës në Çeki
Teksti: FHK
7 February, 2017 @14:51
Shqiponja nga Gjakova pësoi humbje të thellë me rezultat 51:18 nga Sokol Poruba në Ostrava të Çekisë, në ndeshjen e të tetës së finales së Challenge Cup në hendboll në konkurrencën e femrave.
Paraqitje e dobët e vashave gjakovare dhe nuk ju bën punë as përforcimet si Bellma Beba, Pjeshqiq, Rudaku dhe Haxha ta evitojnë këtë disfatë të thellë, çka do të thotë se janë fikur shpresat për t’u kualifikuar më tutje.
Në pjesën e parë gjithçka dihej për një fitore bindëse të vendasve, pasi që ishin në epërsi me rezultat 27:8. Shqiponja të shtunën e ardhshme luan takimin e kthimit në Gjakovë, por dallimi në 33 gola epërsi në favor të rivales, as që mund të paramendohet që të përmbyset!
Ishte brengosëse mos angazhimi i lojtareve ne fushë (asnjë herë nuk janë kthyer për t’i penguar kundër zbritjet e skuadrës vendase), humbja e topave pa asnjë përgjegjësi, pa zgjidhje ne fazën e sulmit (përveç Bebës deri diku), pa asnjë imagjinatë, kuptohet kundërshtari ishte ma cilësorë por jo në raport me ketë rezultat.