ST MORITZ 2017
Albin Tahiri skiatori i parë i Kosovës në Botëror
7 February, 2017 @9:04
Mbrëmë është bërë hapja solemne e Kampionatit Botëror të skijimit që po mbahet në St Moritz të Zvicrës.
Kosova si shtet po merr pjesë për herë të parë në një ngjarje të tillë, ndërsa Albin Tahiri është skiatori i vetëm i Kosovës në këtë garë dhe do të merr pjesë në pesë disciplina të skijimit alpik.
Tahiri do të jetë në garë me 85 garues nga e mbarë bota, ndërsa Botërori zgjat deri më 19 shkurt.
Garat do të fillojnë sot në 9:15, për shkak se dje ka mbretëruar mot jo i përshtatshëm. Tahiri është i 80-ti në rend për tu nisur sot në garë.