XHUDO
Dy medalje të bronzta për Kosovën në Sofje
4 February, 2017 @21:27
Kosova është kthyer me dy medalje të bronzta nga turneu europian i xhudos që u mbajt sot në Sofje të Bullgarisë.
Ekipi kosovar u përfaqësua nga katër xhudiste: Fjolla Kelmendi, në kategorinë deri në 48kg, Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kg, Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kg dhe Loriana Kuka në kategorinë deri në 70 kg.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën të fitojnë medalje të bronzta nga ky kompeticion, duke e fituar vendin e tretë në kategoritë ku kanë garuar.