DITË PUSHIMI PËR GRUPIN E
Pushimi, stërvitja dhe deklaratat para ndeshjes ndaj Danimarkës
1 February, 2017 @10:21
Ekipi i Kosovës në futsall është në gjendje tepër të mirë aktualisht dhe me fitore të arritura në ndeshjet e para është pranë kualifikimit në raundin kryesor kualifikues të futsallit për EURO2018.
Sot është ditë e lirë për Grupin E, ku garojnë Kosova, Qiproja nikoqire e grupit, Danimarka dhe Norvegjia. Skuadrat do të kenë darkë të përbashkët, ndërsa nesër Kosova do të ketë stërvitjen e fundit para duelit final të grupit ndaj Danimarkës.
Malush Qerimi, futbollist
‘‘Ne fituam dy ndeshje dhe presim edhe fitoren e tretë dhe të kualifikohemi për raundin tjetër. Do të angazhohemi sikur në dy ndeshjet e para dhe të arrijmë suksesin e duhur e të arrijmë qëllimin.’‘
Nexhip Selimi , futbollist
‘‘Presim fitore. Jemi të motivuar shumë. Do të angazhohemi maksimalisht sikur edhe në dy ndeshjet e parë dhe do të përpiqemi të arrijmë fitore dhe të tregojmë se dy fitoret e para nuk ishin të rastësishme.’’
Arbër Dobroshi, futbollist
‘‘Unë besoj shumë në fitore dhe të kualifikohemi për raundin tjetër dhe të kthehemi faqe bardhë në Kosovë.’‘
Ideal Brovina, futbollist
‘‘Unë kam besim shumë të madh te skuadra. Kemi një atmosferë të jashtëzakonshme në grup dhe shpresoj madje në një fitore të thellë dhe të arrijmë objektivat.’‘
Arbnor Krasniqi, portier
‘‘Kemi arritur dy fitore, janë shtuar gjasat për neve. Besoj shumë se do të arrijmë fitore edhe në ndeshjen e tretë dhe kjo na mundëson kualifikimin që na bën shumë të lumtur.’‘