XHUDO

Majlinda synon titullin e katërt rresht në Paris
31 January, 2017 @17:30
Kampionja olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, është në përgatitje e sipër për Grand Salm-in e Parisit, që do të fillojë më 11 shkurt, që është njëra prej garave më prestigjioze në xhudo.
Majlinda është fituese e tre viteve të fundit në Paris, ndërsa sivjet synon të artën e katërt rresht.
E synimi për triumfin e katërt rresht është bërë temë edhe për Federatën Ndërkombëtare të Xhudos, e cila në faqen e saj zyrtare në Twitter përmendi kampionen kosovare.
Rio 2016 @Olympics champion Majlinda Kelmendi (KOS) is aiming to win her 4th Paris Grand Slam in a row next week at #JudoParis2017 pic.twitter.com/wcJHZ0nKeR
— Int. Judo Federation (@IntJudoFed) January 31, 2017