FUTSALL

Fitore historike në debutim për Kosovën
30 January, 2017 @16:18
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall i ka filluar në mënyrën më të mirë parakualifikimet për Kampionatin Europian, në të cilin po merr pjesë për herë të parë në histori.
Djelmoshat tanë e mposhtën me rezultat bindës, 1-5, përfaqësuesen e Norvegjisë.
Goli i parë historik për koinçidencë u shënua nga lojtari me mbiemër “Goli”, i cili njëkohësisht ishte edhe golashënuesi më i mirë i takimit.
Në listën e realizatorëve për Kosovën u shënuan gjithashtu edhe Ramadan Alaj dhe Oso Gjinovci.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan nesër kundër përfaqësueses së Qipros.