FUTSALL
Përfaqësuesja zhvillon stërvitjen e parë, në mendje Norvegjia
29 January, 2017 @21:02
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall sot zhvilloi seancën e parë stërvitore në Qipro, ku do të qëndrojë për t’i zhvilluar ndeshjet parakualifikuese për Kampionat Europian.
Ekipi fillimisht pati një takim për pjesën teorike, ku përzgjedhësi Ramadan Cimili foli për rëndësinë e këtyre ndeshjeve, ndërsa më pas mbajti stërvitjen që ishte e përqëndruar në sulm te goditjet e lira dhe në mbrojtje për ta ndalur kundërshtarin para portës.
Të gjithë lojtarët janë në gjende të mirë shëndetësore, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe mjeku i përfaqësueses, njofton FFK-ja.
Kosova nesër nga ora 16:00 e zhvillon ndeshjen e parë parakualifikuese, ku përballë do ta ketë përfaqësuesen e Norvegjisë.
_____
Më poshtë, mund t’i lexoni disa nga deklaratat e lojtarëve dhe përzgjedhësit të përfaqësueses pas stërvitjes së sotme.
Ramadan Cimili, përzgjedhës
“Atmosfera në taborin tonë është mjaft e mirë. Jemi të vetëdijshëm se çka na pret. Nuk e njohim shumë kundërshtarin, por besoj se rezultati do të jetë në favorin tonë.”
Vahid Krasniqi, kapiten
“Kjo është hera e parë për neve në garat preliminare. Ne si Kombëtare besoj fuqishëm se në ndeshje e nesërme kundër Norvegjisë do të ngadhënjejmë dhe të nisim serinë e fitoreve sepse ne mëtojmë të fitojmë edhe ndeshjet tjera.”
Ramadan Alaj, lojtar
“Siç kjo është hera e parë që po marrim pjesë në garat kualifikuese. Motivi është shumë i madh dhe shpresoj se do të korrim fitore, dhe të arrijmë objektivat tona.”
Oso Gjinovci, lojtar
“Kam shumë besim të të gjithë se do të fitojmë tri ndeshjet dhe do ti zbardhim fytyrën Kosovës dhe kosovarët do të ndjehen të gëzuar. Unë besoj shumë në fitore.”
Dardan Topilla, lojtar
“Jemi të vetëdijshëm se nuk do ta kemi lehtë, por disponimi në ekip është mjaft i mirë, ndaj kjo na jep shpresa për fitore dhe jo etem në këtë ndeshjen e nesërme.”