KOMITETI OLIMPIK I KOSOVËS

KOK cakton datën për shpalljen e laureatëve
29 January, 2017 @21:34
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës, ku njëra ndër temat kryesore ka qenë organizimi i ceremonisë për shpalljen e laureatëve të vitit 2016 në të gjitha sportet.
Bordi ka vendosur që data e organizimit të ceremonisë të jetë më 22 shkurt, ku do të shpallen:
- Sportisti i vitit
- Sportistja e vitit
- Përfaqësuesja më e mirë tek meshkujt
- Përfaqësuesja më e mirë tek femrat
- Trajneri më i mirë
- Shpresa më e mirë tek meshkujt
- Shpresa më e mirë tek femrat
- si dhe çmime speciale për raste të veçanta.