FUTSALL

Prenqi: U treguam më superior
31 January, 2017 @20:43
Portieri i përfaqësueses së Kosovës në futsall, Alfred Prenqi, padyshim që ka qenë njëri nga më të rëndësishmit në fitoren e sotshme të Kosovës ndaj Qipros.
Pas ndeshjes, Prenqi deklaroi se ndeshja ishte e vështirë, por Kosova u tregua më superiore se kundërshtari.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Jam i kënaqur me paraqitjen time, por edhe bashkëlojtarët kanë luajtur mjaft me kujdes dhe mençuri. Qipriotët u munduan ta shfrytëzojnë terrenin si vendas, por ne u treguam më superior,” tha Prenqi.
Kosova nesër e zhvillon ndeshjen e fundit në grup, ku përballë do ta ketë Danimarkën.