FUTSALL
Cimili: E humbëm forcën dhe freskinë
2 February, 2017 @20:10
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futsall, Ramadan Cimili, dha deklaratë pas humbjes së sotme zhgënjyses ndaj Danimarkës, me ç‘rast Kosova humbi mundësinë për kualifikim në fazën kryesore të kualifikimeve për Kampionatin Europian.
“Patëm një fillim të mirë, por djemtë e humbën forcën dhe freskinë. Danezët luajtën më mirë, ishin më të përgatitur fizikisht dhe kjo e bëri të veten. Pavarësisht kësaj ne luajtëm mirë në përgjithësi dhe lamë përshtypje jashtëzakonisht të mirë te të gjithë pjesëmarrësit,” tha Cimili.
Kosova fazën parakualifikuese e përmbylli me dy fitore dhe një humbje.