FUTSALL

Kosova s’arrin kualifikimin
2 February, 2017 @19:15
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall, pavarësisht dy fitoreve të shënuara ndaj Norvegjisë dhe Qipros, nuk ka arritur të kualifikohej në fazën kryesore të kualifikimeve për Kampionatin Europian.
Barazimi i sotëm ndërmjet Norvegjisë dhe Qipros, ka bërë që Danimarka të ngjitet në krye të radhitjes tabelare, që e kualifikon atë në fazën kryesore.
Me këtë, Kosova e ka përmbyllur grupin me 6 pikë, aq sa ka edhe Danimarka, por që kjo e fundit renditet në pozitën e parë për shkak të fitores në ndeshjen në mes tyre.
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT
1 | Danimarka | 3 ndeshje | 6 pikë | |
2 | Kosova | 3 ndeshje | 6 pikë | |
3 | Qipro | 3 ndeshje | 4 pikë | |
4 | Norvegjia | 3 ndeshje | 1 pikë |