Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WIMBLEDON

I madhi Federer, mposht Nadalin për finale

I madhi Federer, mposht Nadalin për finale


12 July, 2019 @20:46

Për të 31-tën herë në karrierë, Roger Federer të dielën do të jetë në një finale të një Grand Slami.

Zvicrani këtë e arriti duke e mposhtur sot spanjollin Rafael Nadal në gjysmëfinalen e Wimbledonit, gjysmëfinale e cila kaloi me lojë tejet të kënaqshme dhe me mjaft emocione.

Seti i parë mes dy prej teniserëve më të mirë të historisë ishte shumë i barabartë dhe u mbyll me fitore të ngushtë, 7-6 pas tie break-ut, të zvicranit Federer. Më pas, seti i dytë, 6-1, i takoi plotësisht spanjollit Nadal, para se Federer ta merrte në dorë lojën që nga seti i tretë e deri në fund, për të shënuar kështu fitore 3-1 në sete (7-6, 1-6, 6-3, 6-4) dhe për ta arritur finalen.

Për t’u përmendur është fakti që spanjolli Nadal, që dukej sikur po vuante nga një lëndim në këmbë kah fundi i lojës, 4 herë i anuloi match points zvicranit Federer në setin e fundit, mirëpo 37-vjeçari nuk gaboi edhe herën e pestë dhe arriti ta fitojë duelin.

Në finale, e 12 për të në Wimbledon, Federer do të ndeshet me Nole Djokovic, i cili sot e mposhti pa shumë probleme spanjollin Roberto Augut-Batista 3-1 në sete (6-2, 4-6, 6-3, 6-2), për të kaluar kështu në finale.

Roger Federer, 8 herë fitues i Wimbledonit, të dielën do ta kërkojë titullin numër 21 në Grand Slame, derisa Djok, kampion në fuqi në Wimbledon, lufton për të 16-tin.

Finalja e meshkujve zhvillohet të dielën, kurse nesër (e shtunë) me fillim nga ora 15:00 zhvillohet finalja e femrave mes rumunes Simona Halep dhe amerikanes Serena Williams.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis