KOMITETI OLIMPIK

Ismet Krasniqi kryetari i ri i KOK-ut
25 March, 2021 @20:36
Komiteti Olimpik i Kosovës ka zgjedhur kryetarin e ri.
Me 53 vota për në raundin e parë, kryetari i nominuar nga Federata e Karatesë, Ismet Krasniqi, u zgjedhë kryetar i ri i KOK-ut.
Ismet Krasniqi ishte në garë bashkë me kryetarin e deritashëm të KOK-ut, Besim Hasani dhe kandidaten nga Federata e Basketbollit, Linda Shala.
Krahas 53 votave të Ismet Krasniqit, kandidati tjerë, Besim Hasani mori 41 vota, ndërsa kandidatja Linda Shala mori 11 vota.
Mandati i kryetarit të KOK-ut është 4 vjeçar.
Kryetari i deritashëm i KOK-ut, Besim Hasani, në krye të këtij Komiteti ka qenë që nga viti 1996.