FINALJA E KUPËS TE FEMRAT
Istogu ngrit Kupën e Kosovës
Teksti: FHK
5 May, 2019 @20:55
Istogu ka vazhduar dominimin në garat për Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll.
Skuadra istogase të dielen në finale të Kupës për edicionin 2018\19 e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 37:24.
Ndeshja finale u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet në një atmosferë shumë të bukur, para rreth 1000 shikuesve.
Lojtaret e Istogut kanë dominuar prej fillimit dhe herët kanë krijuar epërsi që ka shkuar duke u rritur thuajse vazhdimisht. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:13 për istogaset.
Istogu e kishte fituar Kupën edhe vjet, që ishte trofeu i parë për këtë skuadër.
Sivjet e ka mbyllur stinorin e rregullt në vendin e parë dhe plejofin do ta nis si favorit.
Pranvera Ferataj ka udhëhequr Istogun drejt fitores. Ajo ka shënuar plot 11 gola, kryesisht përmes kundërsulmeve të shpejta.
Nga 7 gola i shënuan Elma Kameri, Suzana Ujkiq e Esma Muratoviq. Në nivel ishte edhe portierja Aurora Shehdadi e poashtu lojtaret tjera kanë dhënë kontribut drejt suksesit të madh.
Te Vushtrria e jashtëzakonshme ishte portierja Njomza Kelmendi që ka ndalur shumë goditje të Istogut. Por këtë herë nuk e kishte përkrahjen e duhur nga bashkëlojtaret. Më efikasja ishte Donita Kasumi me 7 gola.
i:
Vushtrria – Istogu 24:37 (13:20) Vushtrria: Njomza Kelmendi, Blerina Gubetini, Egzona Shala 1, Kosovare Avdiu 1, Burneta Rama 4, Zade Zymberi 1, Florentina Preniqi 2, Donjeta Mehmeti, Kaltrina Paci, Albulena Kelmendi 6, Bjontina Rrahmani 1, Rina Gubetini, Albiona Selaci, Donita Kasumi 7, Shqipe Tahiri, Hanife Sfarqa 1 Istogu: Suzana Ujkiq 7, Elma Kameri 7, Gresa Gashi, Yllka Shatri, Esma Muratoviq 7, Diellza Zogaj, Albina Rugova 1, Aurora Shehdadi, Fatjona Rexhaj, Alberina Halitaj, Drilona Rexhaj, Valentina Rexhaj, Blerta Ahmetxhekaj, Pranvera Ferataj 11, Arlinda Krasniqi 2, Adelina Berisha 2 |