AUTO SPORTS
Milosevska & Canolli fitojnë në Prizren
TEKSTI: FASK
23 April, 2019 @17:56
Kampionati i Kosovës në auto sport sivjet ka nisur me një risi. Për herë të parë u zhvillua edhe kampionati në konkurrencën e femrave, kjo vetëm në disiplinën e auto sllallomit.
Pikërisht një garë e tillë fundjavën që e lëmë pas është mbajtur në Prizren dhe ishte mjaft atraktive.
Maja Milosevska në konkurrencën e femrave dhe Bardhyl Canolli te meshkujt ishin fitues të garës.
Milosevska u paraqit me Opel Astra G dhe pati kohë prej 01:15.223 minuta. E dyta u rendit Rezarta Kalenderi me Renault Clio, ndërsa podiumi i fitueseve u plotësua me Blerta Bytyqin, e cila garoi me Opel Zafira.
Bardhyl Canolli kampionatin e ri e nisi në stilin e kampionit, megjithëse auto sllallomi nuk është disiplina e tij e preferuar.
“Jam i kënaqur që kampionatin e nisa me fitore, por të them të drejtën unë jam më shumë i fokusuar në disiplinën malore dhe aty synoj të kem sukses jo vetëm në kampionatin vendor, por edhe në gara ndërkombëtare. Sidoqoftë, sot ishte gara e parë, pati rivalitet, pati vetura atraktive dhe përgjithësisht ishte një garë e mirë,“ ka thënë Canolli pas garës.
Pozita e dytë në plasmanin gjeneral i takoi Valon Jahës, ndërsa i treti u rendit Mitat Vuçitërna.
Rezultatet:
Femrat
1.Maja Milosevska (Opel Astra G) 01:15.223
2.Rezarta Kalenderi (Renault Clio) +00.56
3.Blerta Bytyqi (Opel Zafira) +00.685
Meshkujt
1.Bardhyl Canolli (Radicall SR8 LM) 03.06:727
2.Valon Jaha (BMW) +02.297
3.Mitat Vuçitërna (Audi S3) +07.745