KUALIFIKIME PËR EVROPIAN
Triumf i madh i Kosovës ndaj Izraelit
10 April, 2019 @22:07
Përfaqësuesja e Kosovës në hendoll ka arritur të shënojë një fitore tepër të rëndësishme në rrugën drejt kualifikimit për Kampionat Evropian.
Të drejtuar nga Taip Ramadani djelmoshat e veshur me të kaltër kanë treguar lojë brilante ndaj izraelit të cilësuar si favorit për këtë ndeshje, për t’i mposhtur në fund me rezultat 27-24 pas 60 minutave lojë.
Valon Dedaj ka qenë violina kryesore e Kosovës në këtë ndeshje sonte, duke shënuar 10 gola në fitore. Pas tij është dalluar edhe Enis Kabashi që ka shënuar 5 gola, ndërsa Deniz Terziqi ka dhënë 4 gola në fitore. [golat tjerë: Kastriot Jupa 3, Drilon Tahirukaj 3 dhe Bashkim Gashi 2].
Me këtë fitore Kosova ka barazuar pikët me Poloninë dhe Izraelin dhe tashmë ka gjasa të mira për të shpresuar kualifikimin historik drejt Europianit EURO 2020.
Pas 4 ditësh, Kosova është mysafire e Izraelit në Tel Aviv.
Duelet e radhës:
Izraeli - Kosova, 14 prill | |||
Kosova - Polonia, 12 qershor | |||
Gjermania - Kosova, 16 qershor |
TABELA AKTUALE E GRUPIT 1:
1 | Gjermania | 3 ndeshje | 6 pikë | |
2 | Polonia | 3 ndeshje | 2 pikë | |
3 | Izraeli | 3 ndeshje | 2 pikë | |
4 | Kosova | 3 ndeshje | 2 pikë |