IHF INTERCONTINENTAL TROPHY 2019
E nisim me fitore
Teksti: FHK
10 April, 2019 @21:45
Kombëtarja U-21 e Kosovës në hendboll e ka nisur me fitore bindëse paraqitjen në garën IHF Trophy Intercontinental, që të mërkurën filloi në Prishtinë.
Juniorët e Kosovës fituan me rezultatin 31:23 ndaj përfaqësueses së Taipeit Kinez.
Ndeshja është luajtur pasditën e së mërkurës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para rreth 500 shikuesve.
Lojtarët e Kosovës ishin bindshëm më të mirë se ata të Taipeit Kinez dhe dallimi në cilësi është vërejtur që nga fillimit. Herët në ndeshje lojtarët e trajnerit Fatmir Muhaxheri krijuan epërsi që shkoi duke u rritur me kalimin e minutave.
Kështu Kosova ka nisur mbarë rrugën që mund ta dërgojë në Botërorin e juniorëve që mbahet në Spanjë në verë. Fituesi i garës IHF Trophy Intercontinental në grupmoshën U21 kualifikohet direkt në botëror.
Kosova është në grupin A, ndërsa ndeshjen e rradhës e luan të premten ndaj Nigerisë (19:00). Të enjten është ndeshja Taipei Kinez – Nigeria.
Të mërkurën u luajt edhe ndeshja e parë në Grupin B. SHBA-jab fitoi ndaj Australisë me rezultatin 31:20. Të enjten është ndeshja Australia – Paraguaji.
Po të mërkurën u luajtën edhe dy ndeshjet e para në grupmoshën U19 të IHF Trophy Intercontinental.
Në palestrën 1 Tetori, Kanadaja fitoi ndaj Zelandës së Re me rezultat të lartë, 37:10. Zelanda e Re është kundërshtare e Kosovës U19, të enjten në kuadër të grupit B. Të premten është ndeshja Kanadaja – Kosova.
Në grupin A, Taipei Kinez fitoi ndaj Paraguajit me rezultatin 38:22. Taipei Kinez takohet me Nigerinë të enjten kurse të premten është ndeshja Nigeria – Paraguaji.
i:
Kosova: Art Luzha, Labinot Gubetini 1, Arben Dugolli, Besian Abazi 2, Lulzim Shabani 5, Rinor Avdulli 1, Drenit Tahirukaj 7, Festim Mustafa, Flakrim Beqiraj, Jon Muqolli 7, Albin Xhafolli 6, Atdhe Basholli, Adrian Halili 2, Blend Dalladaku |