Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA vs. PRISHTINA VOLLEY

PrishtinaVolley mposht Drenicën

Foto: PrishtinaVolley/fb

PrishtinaVolley mposht Drenicën


9 April, 2019 @0:01

Dueli i fundit i xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës për meshkuj në volejboll ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës ka kaluar në të mirë të bardhekaltërve mysafirë.

Prishtina Volley pa shumë telashe mposhti kundërshtarin duke e fituar secilin set për 0-3 përfundimtare dhe kështu siguroi pikët e radhës dhe ngritjen në pozitë të dytë të klasifikimit.

Pas fitores së sotme, Prishtina Volley ka arritur në kuotën e 40 pikëve, duke e lënë pas Therandën që ka 39, derisa lider mbetet Luboteni me 47 pikë.

Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt, para fillimit të PlayOffit, Prishtina Volley pret Pejën, ndërsa Luboteni Drenicën, derisa ndeshja tjetër luhet mes Vëllaznimit dhe Therandës.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera