Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VOLEJBOLL - SUPERLIGA A

Xhiroja e fundit para PlayOffit

Xhiroja e fundit para PlayOffit


8 April, 2019 @15:07

Në duelet e xhiros së parafundit të Superligës A të meshkujve në volejboll Peja dhe Luboteni fituan pa telashe ndaj kundërshtarëve të tyre.

Peja mposhti Vëllaznimin 3-0, ndërsa Luboteni dominoi në Suharekë, duke mposhtur Therandën 0-3.

Sot zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros, ndërmjet Drenicës dhe Prishtina Volleyt, kurse tabela aktuale, një xhiro para fundit të stinorit të rregullt duket kështu:

TABELA: 1. Luboteni 47 pikë, 2. Theranda 39p., 3. Prishtina Volley 38p., 4. Peja 30p., 5. Vëllaznimi 22p. dhe 6. Drenica 18p.

Në xhiron e fundit takohen: Prishtina Volley - Peja, Luboteni - Drenica dhe Vëllaznimi - Theranda.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera