Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PING PONG

Fatih Karabaxhaku merr ftesën për Minsk’19

Fotot: KOK

Fatih Karabaxhaku merr ftesën për Minsk’19


Teksti: KOK

4 April, 2019 @11:59

Federatës së Pingpongut të Kosovës i është mundësuar pjesëmarrja e një garuesi në Lojërat e Dyta Evropiane Minsk 2019, të cilat mbahen prej 21-30 qershor në Minsk të Bjellorusisë.

Ftesa nga organizatori ka ardhur të enjten në adresë të Komitetit Olimpik të Kosovës.

KOK-u në bashkëpunim me FPPK-n kanë kërkuar nga organizatori që pingpongistit, Fatih Karabaxhaku, t’i mundësohet pjesëmarrja me ftesë, në disiplinën individuale, pasi garuesve tanë i ishte mohuar pjesëmarrja në Kampionatin Evropian Indivdual të mbajtur në Alikante të Spanjës, vitin e kaluar.

Qeveria e Spanjës nuk i kishte dhënë vizën hyrëse delegacionit tonë.

Deri më tani, KOK-u ka të konfirmuara dy ftesa për Minsk 2019, një për boksieren Donjeta Sadiku dhe tjetra për pingpongistin, Fatih Karabaxhaku.

Në javët e ardhshme, pritet të konfirmohet pjesëmarrja edhe për garuesit e sporteve tjera.

Kosova është paraqitur edhe në Lojërat Evropiane Baku 2015, në të cilat debutoi me medaljen e bronztë të fituar nga xhudistja, Nora Gjakova.

Ping pong @ KOK


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera